Nuk do ketë më dasma të mëdha shqiptare, vendosen kufizimet/ Ja sa veta mund të keni të ftuar

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin e ri lidhur me ma sat kundër Covid-19. Sipas këtij vendimi, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona.

Ndalohen të gjitha grumbullimet me rr ezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet.

Përjashtim nga pika 21, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik. Lejohen funarelet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë.

Vendimi hyn në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill.