Nje tjeter vend mbyll kufirin me Shqiperine dhe nuk te kaloni dot

Mbyllet kufiri i Malit te zi me Shqiperine dhe Kosoven per shkak te rritjes se numrit te te infektuarve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se Mal i Zi ka vendosur të rishikojë listën e vendeve, shtetasit e te cileve do lejohen të hyjnë në territorin e ketij vendi.

Ministria e Jashtme bën me dije se nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë; personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti; diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare.

Vendimi për mbylljen e kufijve hyn në fuqi mesnatën e së dielës në datë 21 qershor dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Në hartën e publikuar nga autoritetet malazeze qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina, u lejohet hyrja nëse posedojnë një test negativ ndaj Covid 19, ndërsa shtetasit e Serbisë e Maqedonisë së Veriut, e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.