Greqia dhe Shqiperia tashme kane arritur nje marreveshje mbi ceshtjen e shume diskutuar te punesimit sezonal te shtetasve shqiptare ne sektorin e bujqesise ne disa rajoe ne Greqi.
Sipas informacioneve nga Ministria Greke e bujqesise, kjo marreveshje u arrit fale kembenguljes se ministrit grek te bujqesise Makis Voridhis dhe deputetit te parlamentit shqiptar, Tauland Balla.
Per tu permendur eshte fakti se ndryshimi ligjos eshte bere ne oret e vona te nates ne 01:45, duke qene se shihej si nje urgjence e sektorit bujqesor teper te shqetesuar grek.
Keshtu prej dates se hene ne date 4 maj dhe deri ne 20 Qershor jane t eftuar te gjithe punedhenesit grek qe jane te interesuar per te punesuarit sezonale qe te aplikojne ne korporatat bujqesore sipas rajoneve me dokumentat e meposhtme:
1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.
2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)
3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim
4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.
5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)
6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin.
Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.
7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokolet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.