Home TE NDRYSHME Nisin fluturimet mes Shqipërisë dhe SHBA-së diten e sotme

Nisin fluturimet mes Shqipërisë dhe SHBA-së diten e sotme

177
0

Nje lajm i mire vjen nga Ambasada shqiptare në SHBA ka njoftuar rregullat e reja të lëvizjes bëhet me dije se shqiptarët tashmë mund të udhëtojnë drejt Amerikës, nën rregulla strikte.

Njoftimi ambasadës:

Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptar që ishin të detyruar të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19. Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur riatdhesimin e mbi 600 qytetarëve nga SHBA drejt Shqipërisë.

Duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptar, por edhe për qytetarët amerikanë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, do rifillojë gjithashtu mundësia e udhëtimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Sipas vendimit të Shteteve të Bashkuara për arsye të situatës së krijuar nga Covid-19: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me një numër të vogël fluturimesh (2-3 herë në javë) drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim. Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me këto linja, me një tranzit në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.

Për shkak të vendimeve që çdo shtet mund të marrë sipas zhvillimeve të situatës së pandemisë, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit mund të ndryshojnë shumë shpesh. Për këtë arsye, sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroni informacion të saktë e të rifreskuar dhe të keni mundësi të merrni përgjigje ndaj pyetjeve që keni.

Duke uruar që situata e Covid-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjienës!