Ngjarje e rëndë, ndërron jetë ministri

Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev ka humbur jeten në një aksident gjatë një stërvitjeje të madhe të mbrojtjes civile Arktike.

Ministria tha se Zinichev, 55 vjeç, ka humbur jeten në zonën e Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dikujt.

Një kameraman kishte rënë nga një shkëmb gjatë një interviste, sipas Margarita Simonyan, drejtuesja e televizionit rus RT.

“Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë,” tha ajo. “Zinichev nxitoi pas kameramanit dhe humbi jeten pasi goditi një shkëmb të thepisur,” shtoi me pas.

Kameramani, i identifikuar më vonë si regjisor filmi, Alexander Melnik, 63 vjeç, gjithashtu vdiq. Mediat ruse thanë se aksidenti ndodhi në ujëvarën Kitabo Oron në rezervatin e natyrës Putorana në Siberinë veriore, rreth 165 km (100 milje) në perëndim të Norilsk.