Shefi i Sigurisë Rrugore Skënder Ismaili, ka folur mbrëmjen e sotme për ngjarjen e ndodhur në autostradën Fier – Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.
Ai tregoi në Report Tv detaje të reja, ku tha se në ngjarje ishte e përfshirë edhe një makinë e tretë, tip AUDI Q7, e cila ishte duke ecur me shpejtësi shumë të madhe, por u parakalua nga Igli Madani, me këtë të fundit që goditi nga mbrapa mjetin që po udhëtonte familja Gushi.
Ismaili tha se shpejtësia mesatare me të cilën po udhëtonte Igli Madani ishte 165 kilometër në orë, ndërsa gjurmët e frenimit të mjetit që shkaktoi aksidentin janë 63 metër.