Kujdes me simptomat e variantit Delta, nuk i ka si kovidi. Mjekët këshillojnë që..

Varianti indian që tani po quhet Delta ka ndryshuar shenjat e deritanishme të kovidit pasi ai më shumë po shfaqet si një rrufë e zakonshme.

Dridhjet, humbja e oreksit, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve janë shenja të kovidit të ri.

Simptomat më të rëndësishme të Covid-19 që diheshin deri vonë, janë kollë e vazhdueshme, temperaturё e lartё, humbja ose ndryshimi i nuhatjes ose shijes.

Mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes pasi këto shenja janë duke u ngatërruar shumë me ftohjen dhe me gripin në këtë periudhë kur qëndrojmë edhe shumë gjatë pranë ajit të kondicionuar.

Shefi i urgjencës kombëtare mjekësore Skënder Brataj tha sot shenjat se Delta shfaqet kur na infekton. Sipas tij vaksinimi, edhe ndaj këtij varianti funksionon shumë mirë që të mos kemi raste të rënda në spital apo humbje jete.

Këtë e tregoi qartë Britania e Madhe e cila pavarësisht infektimeve nga Delta nuk u gjunjëzua nga humbjet e jetëve dhe nga shtrimet, pasi ka kryer shumë vaksinime.

Ndërsa në Rusi ku fushata e vaksinimit ka qënë më ritme shumë të ulëta, infektimet nga Delta që janë të njëjta si në Angli në shifra, po shkaktojnë shumë vdekje.

Delta është një nga mutacionet që pësoi Sars Cov-2. Ky variant ka inkubacion më të vogël se varianti Alfa dhe përhapet shumë më shpejt.

Mendohet se gjatë kësaj vere, 90% do dominojë ky variant në botë, por sidomos në Europë.

Çfarë duhet ditur për indianin që po tremb botën

Varianti Delta është një lloj i SARS-CoV-2, që fillimisht u shfaq në Indi në dhjetor 2020 (emri shkencor B.1.617.2), i cili tregon ndryshime në strukturën e proteinës Spike.

Kjo proteinë është e nevojshme nga virusi për të infektuar qelizat dhe ndryshimet në variantin Delta rrisin këtë aftësi.

Rezultati është që ky lloj viral është më ngjitës.

Vlerësohet se është rreth 60% më infektues sesa varianti Alpha (i ashtuquajturi variant Kent ose Angli), i cili sot përfaqëson llojin dominues.

Përkthyer në terma të thjeshtë, nëse në një mjedis të caktuar priten 10 infeksione me variantin Alfa, me variantin Delta priten 16.

Si të gjithë viruset më ngjitës, njerëzit e infektuar mund të shfaqin simptoma më intensive.

Në rastin e variantit Delta, simptomat më të zakonshme janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundës dhe dhimbja e fytit.

Një studimi skocez përgjithësisht zbuloi një rrezik më të lartë të shtrimit në spital për variantin Delta sesa për Alpha.

Proteina Spike është elementi që përdorin vaksinat për të stimuluar përgjigjen imune. Ndryshimet e pranishme në variantin Delta potencialisht mund të ulin aftësinë e antitrupave për t’u lidhur me virusin duke e neutralizuar atë.

Sidoqoftë, studimet e para laboratorike dhe më vonë studimet e popullatës treguan se vaksinat janë ende efektive.

Në veçanti, pas dy dozave të AstraZeneca ose Pfizer, mbrojtja ndaj rrezikut të shtrimit në spital (pra e sëmundjes së rëndë) është më e madhe se 90%.

Varianti Delta është më ngjitës, kështu që rreziku i shpërthimeve të reja rritet.

Sidoqoftë, ngjitja ndodh kur virusi bie në kontakt me traktin tonë të frymëmarrjes. Përdorimi i maskës dhe respektimi i distancës gjithashtu mbrojnë në mënyrë efektive kundër këtij virusi. Për më tepër, rreziku më i madh është përhapja e tij midis njerëzve që nuk janë vaksinuar ose vaksinuar me një dozë të vetme.