Tashme pritet te filloj pune transporti publik por me numer te kufizuar udhetaresh.
Por kjo do jete nje problem me vete.
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, Rixhin Qoshja ka thene se autobuzet po pershtaten sipas rregullave te evropes dhe njerezit duhet te jene te kujdeshem.
Pasagjerët duhet të përdorin detyrimisht maska dhe doreza. Përsa i përket fatorinove,
Ai shprehet se:“Jemi duke bërë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Jemi ende ne pritje të protokollit final.
Me rregullat e reja që do aplikojmë, s’mund të qarkullojnë më shumë se 25% e qytetarëve në një mjet duke ruajtur distancën e sigurisë.
Përderisa autobusi është ambient i mbyllur do të jenë të njëjta kushte që përdoren sot në ambientet e mbyllura. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga autoritetet përkatëse”, tha Qoshja.