Ja cili është Call Centeri në Tiranë nga ku dolën raste të reja me Koronavirus ndaj duhet te beni kujdes

Qendrat e Call-Centerat dhe fasoneritë janë pergjithesisht burimet me te shpeshta te rasteve të reja me Coronavirus.

Mirëpo këto biznese ku punonjësit kane punen e tyre ngjitur me njeri tjetrin, nuk u mbyllën as gjatë kohës së Koronavirusit me urdhër të Ramës.

Por sot kur ishin me te larta shpresat për uljen e numrit e të infektuarve në vend, u shfaq një tjetër vatër me 15 të infektuar.

Sipas Inspektoriatit të Punës, ne biznese te tilla ishin kryer verifikimet e nevojshme për mbajtjen e distancës dhe pajisjen e punonjësve me maska e doreza, por vihet ne dyshim e gjithe kjo pasi kurba e të infektuarve kërceu për lart.

Sipas Tema, call-centeri ‘CTA Groups’ i ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës, është ai në të cilin sot u shënuan rastet e reja me Koronavirus dhe ku sipas të njëjtat burime konfirmohet se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës, ndërsa nuk dihet nëse është vizituar nga ISHPSHSH.

Kjo pra eshte nje vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me Koronavirus per keto dy ditët e fundit.

Shpresojme qe perhapja e rasteve nga kontaktet te jete sa me i vogel