Ogerta Manastirliu ka thene se si do të funksionojnë kufizimet për masat anti-Covid që do të nisin nga dita e nesërme në mbrëmje në orën 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit për tre javë me radhë dhe shpresojme te ulet numri i te infektuarve.
Ajo ka thene se:“Një vendim tjetër që është marrë, është administrate që do të punojë online, sipas sektorëve. Do të mbyllen lokalet, restorantet, baret, fast food-et, do të lejohen të qarkullojnë vetëm ata që mund të kenë raste emergjente ose që do të levizin për punë. Këta të fundit do të pajisen me autorizim nga e-albania. Duhet të kemi durim, vendosmëri e kurajo për ta përballur sëbashku dhe për ta kaluar këtë moment të vështirë, të një epidemie që ka prekur tërë botën”.
Ajo u shpreh se për shkelësit e rregullave të reja që do hyjnë në fuqi nga 11 nëntori, do të aplikohen gjobat që janë parashikuar në aktin normativ të datës 15 mars.
Ministria tha edhe se:“Sa i përket zbatimit të masave që ne kemi shpallur e zbatohen nga nesër do jenë organet kompetente të përcaktuara në aktin normativ që në 15 mars, që do zbatojnë këto masa e do ketë gjoba për të zbatuar qoftë nga strukturat e inspektoriatit shëndetësor, që do jenë aplikues të këtij urdhri dhe nga policia e shtetit. Patjetër që do jenë në fuqi ato masa që janë të përshkruara në aktin normativ të datës 15 mars”.