Komiteti Teknik i Ekspertëve nga dita e mërkurë do të hyjnë në fuqi masat kufizuese dhe duhet ti dini ndaj eshte kohe e veshtire.
“Komiteti propozon të merren disa masa që janë pjesë e strategjisë sonë të vjeshtë-dimrit për përhapjen e infeksionit Masa që kemi propozuar është kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjeve që do të bëhen për motive pune, emergjenca shëndetësore të domosdoshme.”
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, u shpreh se do të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit, përveç shërbimit delivery. Zëvendësministrja shtoi se rekomandohet puna nga shtëpia për administratën publike sipas specifikave të sektorit.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në datën 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. Do të rishikohen në varësi të situatës.”
Ndaj ruani distancimin social perdorni masken dhe lani duart.