Nga dita e premte merret vendimi i ri i qeverise Gjermane per te larguar Koronavirusin

Të gjitha qytetet federale gjermane kanë bërë të ditura planet për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave kur dalim nga shtepia, me qëllim mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur marrjen e masave të tilla, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten.

Vendosja e maskave mbrojtese do të jetë e detyrueshme ne rastet kur do të përdoret transporti publik dhe kjo vlen në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e këtyre masave javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave nga qytetaret.

Nderkohe qe Austria i ka bërë ato të detyrueshme perdorimin e tyre gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, dhe ndersa Zvicra nga ana tjeter ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa po lehtëson masat e izolimit.