Ja se cila eshte harta e zonave të gjelbërta, në të cilat pritet që nga e hëna e 27 prillit do lëvizet më lirshëm, por gjithsesi me rregulla strikte dhe orare të kufizuara, sidomos nga pensionistët dhe makinat pa autorizim.
Sipas urdhrit, do ndalohet hyrje dalja në perimetrin e këtyre zonave pra vetem brenda qyteteve dhe linjave te caktuara.
Për pensionistët do të lejohet lëvizja lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër, përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalin nga shtëpia.
Ndërsa për gjithë të tjerët, fasha orare nga 9.30 deri në 17.30 do te jete e mundshme qe të dalin nga shtëpia.
Ja shkrimi plote i Rames ne facebook:
🟢 JA ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN:
• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë
🔴 NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!
🚫NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE
🔴 PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA
🔴 NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.
🚫 KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE
🔴 NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME🚫
*Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv