Mjeket po cuditen ne SHBA.Kemi vënë re fenomenin e çuditshëm qe po ndodh me pacientet…

Nje fenomen i cuditshem ka ndodhur ne SHBA ndersa korovavirusi vazhdon te perhapet ne Nju Jork.

Mjekë vunë re shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut në organe të ndryshme dhe kjo i ka cuditur ata.

“Ndërsa kurba e pandemisë kishte nisur realisht të ngjitej në Nju Jork ne filluam të vërejmë, në të gjithë qytetin, një numër të madh goditjesh në tru dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë ai dhe spo e kuptonin se si po ndodhte.

Përgjatë tre javëve duke nisur nga mesi i marsit, doktor Mocco vizitoi 32 pacientë që kishin pësuar goditje me bllokime të forta të gjakut në tru. Ky numër pacientësh përbënte dyfishin e numrit që ai ka trajtuar zakonisht në të njëjtën periudhë dhe të paktën gjysma e tyre ishin diagnostikuar me COVID-19.

Doktor Mocco i ndau gjetjet e tij me një tjetër mjek që kishte vënë re një fenomen të ngjashëm, pacientë me shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut, por në mushkëri. Mjekët e spitalit “Mount Sinai” besojnë se kjo është një tjetër mënyrë se si koronavirusi mund ta shkatërrojë trupin e njeriut.

“Po vinim re shenja të mpiksjes së gjakut kudo, në vena, në këmbë, përtej asaj që ndeshet normalisht. Të gjithë ne besojmë dhe ka prova objektive, që kjo sëmundje rrit mundësinë empiksjes së gjakut”, thotë ai.

Ky zbulim ka çuar në përdorimin e protokolleve të reja të trajtimit të të sëmurëve me COVID-19. Tashmë shumë pacientë po marrin doza të larta të një ilaçi për hollimin e gjakut edhe pa pasur ndonjë shenjë të mpiksjes së gjakut./VOA/