Deri me tani, tregu gjerman i punesimit ka qene i hapur per punetoret e pakualifikuar, per te cilet mjaftonte nje kontrate pune me ndonje kompani qe ka seli ne Gjermani dhe qe paguan me page minimale te garantuar.
Mirepo tani ne Gjermani eshte duke u pergatitur nje rregullore e te qe pritet te hyje ne fuqi vitin qe vjen dhe ka per synim te kufizoje kontigjentin per punetoret e pakualifikuar nga Ballkani Perendimor.
Madje nga Ambasada Gjermane ne shkup thuhet se ky kontigjent do te jete 25.000 njerez ne vit nga i gjithe rajoni e ndersa mesohet se eshte ende ne fuqi rregullorja e miratuar ne 2016 me ane te se ciles qytetaret e rajonit aplikonin per azil e deri ne fund te vitit ka afat.
“Rregullorja e re duhet të korrigjojë gabimet e vjetra me atë që kontingjenti do të miratohet deri në masën sa ka kërkesa. Proceset administrative ende nuk janë përcaktuar plotësisht, por derisa rregullorja të hyn në fuqi në vitin 2021 do të jenë gati. Lajmi i mirë për secilin që interesohet për këtë lloj punësimi është se mundësia do të vazhdojë të ekzistojë”, thonë nga Ambasada gjermane në Shkup.
Por per sa i perket forces se kualifikuar ajo thote se gjithnje ka disa perjashtime. Qe keshtu qe pas mbylljes se pandemise te gjitha kerkesat per pune te kualifikuar ne Gjermani qe nga muaji korrik jane pranar.
“Fuqia e kualifikuar për punë ka pas mundësi të gjejë vend pune në Gjermani edhe gjatë pandemisë, natyrisht me kufizime të mëdha në fillim të pandemisë. Por nuk jeni të kualifikuar nëse ju vetë mendoni se jeni të kualifikuar, duhet të jeni të kualifikuar me arsim”, thonë nga ambasada.
Ndërkohë sipas të dhënave, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Por diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.