Nesër nga dreka ndryshon gjithçka, përgatituni, del parashikimi i motit

Duke filluar nga dita e nesërme pritet të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike.

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të sjellë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime, këto më të përqëndruara në jug të vendit.

Sinoptikanët e Shërbimit Meterorologjik Ushtarak bëjnë me dije se reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët që në orët e para të mëgjesit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në mesditë reshjet do te fitojnë intensitet deri mesatar në veri dhe qender ndërsa në jug do kete reshje me intensitet të ulët.

Era do te fryje nga veriperëndim me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1- 2 deri në ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 14°C deri në 30°C

zonat e ulëta 16°C deri në 32°C

zonat bregdetare 18°C deri në 33°C