Sipas ligjit te ri nese keni pasur dy pune gjate 2020 dhe pavaresisht shumes totale, ju duhet te hiqni para vec qe te mos ju rendoje tek pagesa e tatimit shtese deri ne fund te prillit 2021.
Prandaj beni mire te kurseni cdo muaj para qe te mos ju rendoje ne periudhen ne vazhdim.
Deri ne 2020 te gjithe te dypunesuarit me te ardhura vjetore mbi 2 milion e leke ne vit, duhet te deklaronin te ardhurat e perfituara gjate atij viti deri ne fund te prillit 2021.
Mirepo tani, sipas ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, deklaraten duhet ta bejne te gjithe ata edhe qe te ardhurat e tyre nuk kalojne shumen 2 milione leke ne vit.
Ligji i ri hyri ne fuqi dhe deklarimin per pagat 2020 duhet ta bejme deri ne fund te prillit 2021, ku me pas te derdhin ne banke tatimin shtese.
Kjo do të bëjë që individi i dypunësuar, i cili ka pasur p.sh., dy paga minimale nga 26 mijë lekë secila, të paguajë minimumi edhe 13% të diferencës prej 22 mijë lekë (52 mijë lekë-30 mijë lekë), prej 2,860 lekë në muaj, ose 34320 lekë në vit (280 euro). Kjo është shuma minimale, pasi sa më e lartë paga, aq më shumë do të paguhet tatim shtesë mbi të ardhurat.
Të dypunësuarit duhet të mendojnë ndërkohë dhe për tatimin e 2021-shit (që do ta paguajnë deri në prill 2022), që do të jetë më i lartë për shkak se paga minimale nga 1 janari 2021 është rritur në 30 mijë lekë. Kjo do të bëjë që shuma minimale e tatimit e cila do të paguhet deri në prill 2022 të jetë 3,900 lekë në muaj, ose 46,800 lekë në vit, apo 400 euro më shumë çdo vit.
Ndaj, çdo person që është i dypunësuar, duhet të heqë mënjanë çdo muaj të paktën rreth 4,000 lekë, që të mos detyrohet ta sigurojë shumën njëherësh në prill të vitit të ardhshëm. Automatikisht, tatimi i të dypunësuarve ul pagën reale që ata kanë marrë deri më sot, sidomos kjo më e ndjeshme për kategoritë që marrin paga minimale dhe për të siguruar jetesën janë angazhuar në dy apo më shumë punë (fason, pastrim, etj).
Shembull i tatimeve
Supozojmë se individi “X” është i dypunësuar në dy subjekte, për të njëjtën periudhë tatimore (viti fiskal 2020).
-Paga bruto mujore e individit, nga puna në subjektin “A”, është 60.000 lekë
-Paga bruto mujore e individit, nga puna në subjektin “B”, është 30.000 lekë.
Subjekti “A”, për të ardhurat nga paga në vlerën prej 60.000 lekë që i paguan si pagë bruto punëmarrësit, mban tatim në burim për të ardhurat nga paga në vlerën 3.900 lekë në muaj (60.000 -30.000) * 13% ose 46.800 lekë në vit (12*3.900 lekë). Ndërkohë që subjekti “B”, për të ardhurat nga paga në vlerën prej 30.000 (tridhjetë mijë) lekë që i paguan si pagë bruto punëmarrësit, i llogarit punëmarrësit 0 lekë për tatim mbi të ardhurat nga paga, meqenëse paga bruto prej 30.000 lekë është në kufirin përjashtues sipas përcaktimeve të ligjit.
Ky individ i dypunësuar duhet që, brenda datës 30 prill 2021, të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave në të cilën të ardhurat mujore nga paga, do të llogariten si total i të ardhurave nga paga nga të gjitha burimet e punësimit të individit. Referuar shembullit që kemi supozuar, të ardhurat nga paga bruto mujore e individit, janë në total 90.000 lekë, dhe tatimi mbi të ardhurat nga paga llogaritet të jetë 7.800 lekë në muaj (90.000 -30.000 )* 13% ose 93.600 lekë në vit (12*7.800 lekë), ndërkohë që tatimi mbi të ardhurat nga paga që ky individ ka paguar për një vit është 46.800 lekë.
Në këtë moment individit i lind detyrimi për pagimin e pjesës tjetër të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga, I cili është 46.800 lekë (93.600-46.800) për periudhën tatimore të deklaratës.”