‘Jam pishman Robert, a mund të bashkohemi?’, këngëtari habit me përgjigjen për Norën

Robert dhe Patris Berisha ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun ne kete fillim viti 2021.

Gjate emisionit te dy vellezerit janë vendosur përballë shumë situatave dhe publiku shihte reagimet e tyre.

Një ndër ato momente ishte ku Roberti u kthye në rolin e intervistuesit dhe përballë supozohej se kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.

“Tani eshte pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e nis Jonida Shehu dhe me tej vazhdon.

Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash

Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit) pergjigjet : Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?

Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë.

E ne kete menyre ai i ka lënë të kuptohet se i kanë dhënë fund një herë e mirë lidhjes mes tyre dhe nuk do të riktheheshin as nëse Nora do i kërkonte një rikthim.