Nënës së Musaen Zenelii dorëzohen 60 zarfe, nismëtari: Nuk mund të kthejmë gjë mbrapa

Rehyl Toska, kamarieri shkodran që mori nismën sensibilizuese për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, ditën e sotme i dorëzoi nënës së fatkeqit shumën e mbledhur, që është mbi 2 milionë lekë të reja. Toska u shpreh se kontributi në 60 zarfe ishte ndihmë për familjen nga kamarierët, qytetarët dhe bizneset në Shkodër.

“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, tërë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes.

Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar” tha ai.