Nena 42 vjecare nga Kruja lind femijen dhe me pas e hedh ne lum

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Kruje ku mesohet se nena ka lindur dhe ka hedhur femijen e saj ne lum.

Nena 42 vjecare e ka futur femijen ne qese dhe me pas e ka hedhur. Ajo ka thene se femija ishte i vdekur ndaj dhe un e hodha ne lum.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.