Nena 26 vjecare tregon se si njerezit e perflasin pasi ka 22 femije

Rusja Kristina Ozturk eshte vetem 26 vjec dhe ajo eshte mami e 22 femijeve. 21 prej tyre ajo i ka me nena surrogate te lindur mes marsit te 2020 dhe korrikut 2021.

Kristina eshte martuar me biznesmenin turk, 58 vjecarin te quajtur Galip, mirepo ai vitin e kaluar u arrestua dhe u denua me 10 vite burg.
Tashme familja e madhe dhe 22 femijet jane duke pritur edhe 8 vite te tjera per babain e tyre qe te kthehet ne shtepi.

Nderkohe Kristina ka punesuar 16 dado per tu kujdesur per te vegjlit e saj ne vilen luksose ne Gjeorgji.

Femija me i madh eshte vajza Viktoria 8 vjece e cila ka lindur nga marredhenia e meparshme e Kristines me ish parterin e saj.
Ndersa Kristina dhe Galip kane se bashke 21 femije me nenat surrogate nga te cilet 14 femije 3 vjecare, 6 femije 2 vjecare dhe me te voglen Olivia me pak se 2 vjec. Vogelushet ajo tashme po i rrit pa pranine e burrit te saj dhe gjithashtu shpreson se do te kete edhe me shume femije.

Kristina ka paguar 142 mije paund per surrogatet dhe te gjithe eksperiencen e saj e ka botuar ne nje liber te sajin te quajtur Ditari i Foshnjës , ku ajo flet per pervojat e saj si nënë me shume femije.

Kristina dhe Galip më parë kanë treguar se dadot e tyre punojnë me një orar prej katër ditësh punë, dy ditë pushimi dhe jetojnë në dhomat e gjumit pranë fëmijëve.
Rezidenca masive përmban gjithashtu kuzhinën e vet me kuzhinier , ku dadot mund të porosisin ushqim dhe familja e madhe te ushqehet shendetshem.

Para arrestimit të bashkëshortit të saj milioner, Kristina ndante rregullisht përditësime të jetës së tyre të pazakontë në rrjete socile dhe madje pranoi se dëshironte të kishte 105 fëmijë në një të ardhme .

“Në fund të fundit, fëmijët tanë janë e ardhmja e botës”, ka shpjeguar ajo në Instagram. shiko.news