Në zi këngëtarja njohur/ Covid-19 i merr jetën babait të saj

Është ndarë nga jeta babai i këngëtares së njohur kosovare, Eliza Hoxha.

Këtë lajm të hidhur e ndau me publikun vetë Eliza, e cila postoi në rrjete sociale: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha.

“Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në va rrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”– shkruhet në postim.

Ajo kishte njoftuar më herët për sëmundjen e babait të saj, pasi ai ishte edhe i infektuar me Covid-19. Në atë periudhë, ajo kërkoi ndihmë nga qytetarët për ti siguruar plazmën e gjakut që i nevojitet të atit.