E kishte ditën e parë të punës, por rezultoi e fundit e jetës së tij.
Jetonte vetëm me nënën, për të cilën duhej të kujdesej përditë. Ai e kishte humbur të atin para disa vitesh. Enver Zeneli u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.
Djali nga “Bahçallaku” punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi.
Në xhep iu gjetën disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezlongë. Musaeni la pas nënën dhe vëllanë e madh, Erdisin. Familja e Zenelit, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht shpenzimet mortore.