Arbana Osmani ja ka dedikuar këtë ditë familjes së saj dhe me shumë emocion ka zbuluar se e ëma ka dalë në pension pas vitesh si profesoreshë. Me një surprizë nga familja e saj, lule dhe një pusullë ku i urojnë me dashuri dhe krenari një pension të mbarë, Arbana tregoi pak nga emocionet e ditës.
“Pas 15 vitesh si profesoreshë e gjuhës frënge, e 20 e ca të tjera si punonjëse e zyrës së shtypit në Ambasadën Franceze, Tuta del sot në pension duke na bërë të ndjehemi krenarë për të me shumë se kurrë”, shkruan moderatorja.