Aktori dhe prezantuesi Gentian Zenelaj ka treguar shpesh se i pëlqen zhytja, madje e praktikon këtë sport edhe në dimër, në temperatura shumë të ulëta.
Ka disa vite që ai tregon se si i e sfidon motin në dimër dhe hyn në det për të notuar. Së fundmi aktori ka marrë edhe të birin 14 vjeçar e janë zhytur së bashku. Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që Zenelaj ndan momente të tilla me djalin. Në çdo aventurë të tyre, Genti ka treguar se Danieli është shoqëruesi më i mirë.
“Nuk është aq ftohtë… është paaak”, ka shkruar aktori dhe moderatori krah postimit ku shihet me veshjet detare me Daniel.
Genti është baba edhe i një vogëlusheje dhe ka rrëfyer shpesh se fëmijët e tij ndjekin pasionet e babait, pasi edhe vajzës së tij i pëlqen të aktrojë.