Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të parë

Reperja amerikane Eve dhe sipërmarrësi Maximillion Cooper kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Lajmin e bëri të ditur vet artistja Eve, përmes një fotografie të postuar të vogëlushit duke fjetur në llogarinë e saj në Instagram.

“Djali ynë i bukur lindi më 1 shkurt 2022”, shkruhej në mbishkrim. “Wilde Wolf Fife Alexander Somers Cooper. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë ndjenjë”.

Dyshja u martuan në vitin 2014. Eve i tha revistës “People” në 2020 se karantina gjatë pandemisë i kishte afruar ata.

“Na afroi më shumë dhe më bëri të kuptoj: “Uau, ne zgjodhëm njëri-tjetrin dhe kjo është një zgjedhje e shkëlqyer”.