Moderatori Blendi Fevziu ka shtangur dje me deklaratën dhe rrëfimin që i ka bërë sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Redo.
Ky i fundit, teksa ka kujtuar largimin e tij nga Shqipëria 31-vite më parë, tregon se mori një copë dhe madje tregon se dheun nuk ia kanë marrë as në Jugosllavi dhe e mban me vete për fat të mirë.
“Jam shumë i lidhur me Shqipërinë. Atë natë që kam ikur kam marrë pak dhe në kufi. Gjithmonë e kam me vete. Quhej brezi i butë.
E kam pasur gjithmonë me vete. Besoj është mbarësi.
As në Jugosllavi nuk ma kanë marrë. Shqipërinë e kam me vete gjithmonë. E mbaj gjithmonë,”-tha Redo.