Fisi Chang Tang-Pa jeton rrëzë Himalajave, është fisi që jeton larg çdo gjëje, në këtë zonë nuk bëhet fjalë për celularë, madje as televizorë dhe teknologjia thuajse nuk ekziston, edhe pse kjo duket paksa e çuditshme në këtë botë moderniteti.
Një fotograf i quajtur Cut Vinton ka jetuar dy muaj me fisin në fjalë, dhe ai thote se ata mbijetojne fal kafshëve apo bagetive qe kane dhe gjuajne.
Fotografi i guximshem bëri jetë nomade si ata duke provuar vështirësitë e shumta fizike të atyre njerëzve.
Fisi kalon ditë të tëra duke kërkuar ushqim mes të ftohtit e bashkë me ta, por shtegtimin e ndërmarrin edhe dhitë.
Gjithashtu Në këtë vend gratë mund të marrin më shumë se një burrë.
Paraja nuk ekziston per ta dhe gjithçka shkëmbehet me kafshë apo sende të tjera. Ata nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare të budistëve.