Modelja e njohur shqiptare, Andonia Dobi, e cila u bë shumë e njohur si Sofia e Çanit, është bërë sot nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur dhe zbulon se vajzën e ka pagëzuar me emrin Chiara.
“Mireserdhe ne jeten tone dashuri. Me ke bere mamin me te lumtur ne bote Chiara. 26 Maj”, shkruan Andonia.
Mirëpo sot është një ditë e shënuar për modelen, pasi edhe vajza e parë e saj feston ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen vogëlushes sime që sot u bë motër e madhe. Të dua”, ka shkruar Andonia./abcnews.al