Ne nje emision te bukur te pasdites sic eshte ‘Rudina’, kengetarja Eranda Libohova ka marre nje surprize te bukur.
Me sa duket kengetarja jone e njohur pervec motres se saj te famshme si ‘dy motrat Libohova’ kane edhe nje vella Zamirin, me te cilin Eranda ka nje lidhje te vecate.
Ajo tregon se me vellain e saj ka nje lidhje shume te vecante duke e konsideruar edhe nje shok shume te mire.
Me pas Zamiri shfaqet ne nje video mesaxh
“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, u shpreh ai.