Ndryshon moti. Metereologia tregon ja cfarë pritet te ndodhte diten e premte

Sipas parashikimit të motit nga Tanja porja, ditën e sotme kemi një kthjellim te kushteve te motit edhe pse nje kthjellim i perkohshem pasi ne mbremje kthehen vranesirat dhe rrjedhimisht reshjet e shiut kryesisht ne veri dhe ne veri perendim duke zbritur gjatë nates dhe mengjesin e neserm ne zonat qendrore deri pak para mesditës së të premtes edhe në zonat jugore dhe lindore.

Të premten pritet prezence te rreshjeve si dhe rrebeshe afatshkurtra kryesisht vone dhe fillimin e të shtunës.

Po ashtu te dielen priten rreshje te pakta te izoluara ne veri dhe verilindje vone pasdite.

E hena dhe e marta priten me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Per ta permbledhur, pritet te kemi orare te shkurtra me perzence te reshjeve dhe jo ne te gjithe territorin apo me intensitet te lartë.

Vlerat termike pritet të variojne si ne tabelën më poshtë. Vlerat minimale zbresin deri ne 4 gradë celcius ne zonat e thella ndërsa makimumi shkon ne 23 ne fundjavë pastaj pritet te stabilizohet ne fillim te javës tjeter.