Ndryshon moti. Ja cfarë na pret nga e marta deri ditën e shtunë..

Sot na pret një ditë me diell gjatë gjithë ditës, me vranësira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në orët e pasdites. Nuk priten reshje.

Në mëngjes, temperaturat janë rreth 6°C në zonat e thella malore, ndërsa në vijën bregdetare variojnë nga 12 deri në 13°C, duke sjellë një mëngjes relativisht të freskët. Gjatë mesditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me maksimumin që arrin rreth 27°C.

Si do të vijojë moti në ditët në vijim?

Nga e marta deri të shtunën do të kemi rritje graduale të temperaturave, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë pëercjell shqiptari.net.

E marta sjell reshje të lehta dhe të përkohshme në formën e pikave të shiut, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.
E mërkura do të ketë një situatë të ngjashme, me reshje të izoluara në verilindje dhe juglindje.
E enjtja sjell rebeshe afatshkurtra, kryesisht në zonat jugore. Në qendër reshjet do të jenë shumë të pakta, ndërsa në veri nuk priten fare.
E premtja dhe e shtuna do të jenë kryesisht pa reshje, përveç ndonjë momenti të izoluar me pika shiu.
Pra, reshjet do të jenë të dobëta dhe të përkohshme, të fokusuara më shumë në pjesën lindore dhe jugore të territorit, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e mëngjesit nga e marta deri të shtunën do të mos zbresin nën 7°C në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të variojnë nga 11 deri në 14°C. Në mesditë, termometri do të ngjitet mbi 27°C, me maksimumet që mund të arrijnë deri në 29°C, kryesisht në zonat e ulëta. Bregdeti do të jetë pak më i freskët, me temperatura maksimale rreth 26–27°C.

Ky ishte informacioni i plotë për motin e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.