Ndryshimi drastik i motit. Reshje dhe erëra të forta në disa zona të vendit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shfaqen më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore të vendit.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të bien në pjesën jugore të territorit si dhe në zonat lindore me reliev malor, kryesisht deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 12 metra për sekondë. Në lugina dhe në bregdet era pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 metra për sekondë, duke krijuar kushte për erëra të forta në këto zona.

Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i pranishëm me forcë që varion nga 3 deri në 5 ballë.