Kjo ështe një dukuri e rrallë që ka ndodhur në Fier, ku është zbuluar një cjap që bën qumësht.
Prej vitesh fermeri siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.
Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht
“ Që vitin e parë e pashë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pashe se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi.
Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kameras
“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuar se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha. Ky është një qumësht që ka vlera të larta, ky qumësht është i barabartë me 1 litër nga qumështi i zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera fermeri” ka thënë ai. Laktacioni mashkullor sic njihet ndryshe nuk e ka penguar Cjapin 2 vjecar në Fier të riprodhohet
Qumështi i dhive ka vlera të larta kurative falë nivelit të ulët të yndyrës. E njeta mund të thuhet edhe për qumështin e cjapit në Fier apo në vende të tjera të botës ku janë shfaqur anomali të tilla