Ndodh cudia ne Fier. Gjyqtari kerkon prezëncën e djalit të vdekur në sallë

Pas kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi më 12 Gusht të vitit 2019, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Ndërkohë nëna e Florian Selimit, Dukate Selimi, vijon të endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Megjithëse çështja ka shkuar për gjykim, ajo shprehet me rezerva për trupën gjykuese dhe se sipas saj janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore.

Sipas burimeve për News 24, nëna e Florian Selimit pretendon se gjyqtari Alfred Konomi ka thyer etikën profesionale duke i kërkuar prezencë të viktimës në gjyq dhe duke shkaktuar të qeshura tek të dyshuarit për vrasjen e djalit.

Gjithashtu ajo shkon më tej duke thënë se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila kishte munguar dhe ishte shtyrë seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Ndërkohë ajo tha se do ta çojë këtë çështje deri në Stransburg.

Kujtojmë se shumë çështje gjyqësore në të gjithë vendin zvarriten për një kohë të gjatë, duke mos marrë kurrë zgjidhje.