Ndërron jetë ne moshe te re moderatori i njohur shqiptar

Moderatori i njohur shqiptar nga Kosova, Leonard Maloku ka ndërruar jetë.

Maloku ishte autor i emisionit dedikuar ekskluzivisht muzikës “BLUES”, si dhe ka moderuar në “Paper Radio” .

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije “Paper Radio” me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse moderatori vuante nga ndonjë sëmundje.

“Është gjithmonë e vështirë të kumtosh lajme të dhimbshme! Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim. Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme.