Nderron jete mengjesin e sotem poeti i njohur shqiptar

Poeti i njohur, Arben Duka ka ndërruar jetë ditën e sotme, e ndërsa nga sa bëjnë me dije miqtë e tij ka pësuar për shkak të një ataku kardiak.

Ai u nda nga kjo jetë në moshën 64-vjeç. Duka ishte një mik i Shqiptarja.com, i cili ka botuar në gazetën print disa shkrime ndër të cilat mund të veçojmë ” Dhimbjet i mposht vetëm me morfinë e satirë”, “Veç emri i “piktorit” lodrën të kalon”… apo edhe “Ç’po ja thotë Bilbili”!

Një biografi e shkurtër e Arben Dukës?

Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Eshtë bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës,ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.

Ka mbuluar për rreth shtatë vjet Intervistat e Kaso Koses në gazetën “Intervista” duke qenë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Megjithatë, A
Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, por është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë.