Ndërron jetë Imami i njohur shqiptar: Prekin në zemër shqiptarët me fjalët për të: Njeri i madh, do na mungojë shumë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare Haxhi Fejzi Zaganjori. Prej vitesh ai shërbeu si Imam në xhaminë e lagjes Rus.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe të njohur të tyre, përmes postimeve në rrjetet sociale. Mes tyre ka shprehur ngushëllimet edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

“Shkodra humbi sot një vlerë të qytetit. Haxhi Fejzi Zaganjori nd ërroi jetë duke lënë dhimbje e pikëllim tek familja, të afërmit, miqtë e shokët që e njohën nga afër por edhe prej larg.

Një zotni Shkodre, një klerik që rrezatonte paqe, mirësi dhe këshilla të vlefshme, nga sot do na mungojë të gjithëve. Unë dua ta kujtoj gjithmonë me një këshillë që ma përsëriste shpesh: “I madhi Zot të ndihmoftë, mos len derë pa kersitë për të drejtën”.