Ndahet nga jeta nga semundja e rende mesuesi i shquar

Telegram ngushëllimi
Në emrin tim personal, të stafit arsimor/profesional dhe te nxënësve të shkollës fillore “Sabedin Bajrami”, me dhimbje të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të arsimtarit Taxhedin Ismaili.

Arsimtari Taxhedin Ismaili ishte një mësimdhënës i shquar, i cili dha një kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shume gjeneratave me vite të tëra.

Gjithsecili nga ne e çmon lartë punën dhe veprimtarinë e tij, si në sferën arsimore/shkencore po ashtu edhe në atë njerëzore duke ndihmuar dhe këshilluar gjithësecilin që ka pasur nevojë.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe nxënësve të tij..!
U prehtë në paqe!
Drejtori
Asmir Sallai