Ndahet nga jeta ditën e sotme arkitekti i njohur Vladimir Bregu ai ishte projektues i dy veprave të mëdha në Shqipëri atë të Piramidës dhe Pallatit të Kongreseve.
Ai jetonte mes Kanadas dhe vendlindjes Shqipërisë.
Vladimir Bregu ishte dhe nje mësues i mirë dhe studentet e vleresonin shumë atë.
Ndersa projekti i fundit që ka lënë në letër, që nuk është zbatuar dhe me gjasë nuk do të zbatohet për shkak të kërkesës ndryshe të autoriteteve, është ai i Stadiumit “Selman Stërmasi” që kohë më parë është prezantuar edhe nga klubi i futbollit, por që prej vitesh tashmë dergjet në sirtaret e klubit pa parë as dritën e botimit.