Muzika shqiptare në ZI, ndahet nga jeta këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Muzika popullore shqiptare ka marrë sot lajmin e zi të ndarjes nga jeta të këngëtarit nga Kosova, Ismet Bogujevci.

Djali i tij ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait. Rigon Bogujevci përmes një postimi në Facebook shkruan fjalë të ndjera zemre për njeriun e shtrenjtë.

“Kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu”, shkruan i biri.