Muzika në zi, shuhet parakohe këngëtari i njohur shqiptar, zbulohet arsyeja tronditëse

Një tjetër goditje për Artin Shqiptar. Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri në në moshën 72-vjeçare kantautori i njohur shqiptar, Riza Dolaku.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, miku dhe bashkëpunëtori i të ndjerit, kompozitori Afrim Macula.

“Na iku ky njeri i dashur, i veçantë dhe i madh për nga natyra muzikore. Riza përcillet sot në ora 13:00 në banesën e tij të fundit, në varrezat e kryeqytetit, në Prishtinë”, u shpreh Macula në ‘RADIO 1’.

Riza Dolaku është autor këngësh të njohura. Ai ishte kompozitor që studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd. Filloi shkollën e mesme muzikore në Prizren dhe e përfundoi në Prishtinë.

Riza Dolaku mori pjesë në festivale të ndryshme si: “Akordet e Kosoves”, “Zambaku i Prizrenit, Nota Fest etj.

I ndjeri, ishte gjithashtu një pianist dhe pjesë e jurisë në festivalin “Shon Fest 2000