Musaeni mund të kishte shpëtuar/ Shkoi në punë pas mbrëmjes së maturës, donte të fillonte një ditë para

Musaen Zeneli, kishte shkuar në punë një ditë përpara, prej gëzimit të madh që do të fillonte.

Ai kishte shkuar në Velipojë mënjëherë, pas mbrëmjes së maturës. Ky detaj është zbardhur nga një gazetare e Shkodrës.

Ajo është shprehur se Musaeni e kishte për të filluar punë ditën e dielë dhe po mos të kishte shkuar një ditë para nuk do të mbetej viktimë.

Gazetarja Emi Kalaja tha:

Përsa i takon Museinit që është njeriu më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë.

Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën.

Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë.

TwitterFacebookGoogle+Pinterest