Joe Biden mund të njihet për disa si një njeri i klasës së mesme, por presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara është në të vërtetë një milioner.
Në fillim të fushatës së tij presidenciale këtë vit, Biden publikoi informacione mbi statusin financiar, i cili përfshin raporte tatimore në të dy nivelet shtetërore dhe federale për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Sipas këtyre të dhënave, Forbes vlerësoi se Biden ishte “i rëndë” nëntë milionë dollarë.
Sipas Forbes, të dy shtëpitë e familjes Biden në Delaware së bashku kanë një vlerë prej katër milionë dollarësh.
Revista gjithashtu shkruan se familja ka para dhe investime me vlerë katërë milion dollarë të tjerë, si dhe një pension federal prej një milion dollarësh.
Shtetet e Bashkuara rimbursojnë gjithashtu komandantin e përgjithshëm të tyre me 400 mijë dollarë në vit për të ndihmuar mbulimin e shpenzimeve në lidhje me kryerjen e detyrave të tij zyrtare.
Gruaja e tij, Dr. Jill Biden, gjithashtu së fundmi tregoi se ajo do të vazhdojë të japë mësim në kolegjin shtetëror edhe kur burri i saj është në Shtëpinë e Bardhë.