Home TE NDRYSHME Eshte zyrtare, Greqia mbyllje totale si në Mars, si mund të dalin...

Eshte zyrtare, Greqia mbyllje totale si në Mars, si mund të dalin njerezit nga shtëpia dhe ja sa do paguhen ata që humbasin punën

102
0

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar prej disa ditës, kryeministri grek ka njoftuar mbylljen e dytë të vendit, që do të jetë e ngjashme me atë të muajit Mars. Keshtu qe njoftohet se mbyllja e qyteteve dhe e aktiviteteve tregtare nis që nga nga ora 18:00 e ditës së shtunë 6 nëntor e deri në 30 nëntor.

Ka qenë vetë Mitsotakis, ai që i është drejtuar grekëve, përmes ekranit të mediave, bashkë me profesorin Infeksionist Sotiris Tsiodras, duke komunikuar masat e reja qe jane vendosur si parandaluese dhe kufizuese per perhapje me te gjere te virusit.

Siç u shpreh kryeministri grek Mitsotakis ne njoftim thuhet se masat do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore.

“Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur“, tha Mitsotakis duke theksuar ndërkohë se mësimi në gjimnaze dhe universitete do të bëhet online.

Kështu, duke filluar nga e shtuna, grekëve do t’i duhet të dërgojnë një SMS për të dalë nga shtëpia për të bërë blerje jashtë, ndërsa marketet dhe farmacitë do të jenë hapur.

Megjithatë më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura.
Por Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të japi edhe ndihme dhe te mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë dhe keshtu sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë.

Shpresojme te behet me mire