Moti i keq thirrje qytetarëve: Priten stuhi të forta, shmangni lëvizjet e panevojshme

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor!

Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta.

Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni në “Facebook” me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!”, thuhet në postimin e Bashkisë.