Shiu i dendur dhe era e fortë që zgjatën gati 24 orë kanë bërë që në Korçë të ketë jo pak probleme.
Era theu degët e pemëve që në disa raste dëmtuan edhe linjat e energjisë elektrike në qytet apo edhe në zonat e thella malore. Madje në lagjen 16 të Korçës era shkëputi çatinë e një pallati.
Më shumë probleme me pemët janë hasur në lagjen 4 të qytetit dhe në parqe e po ashtu edhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa për banorët kjo situatë ka shkaktuar jo pak panik
Ndërkohë që punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve publike në bashkinë Korçë kanë nisur nga puna për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.Situata e 24 orëve të fundit ka shkaktuar edhe probleme me energjinë në Dardhas të Pogradecit ku edhe sot e gjithë njësia është pa energji ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.