Jemi në stinën e vjeshtës dhe moti rezervon surpriza për periudhën në vazhdim. Sot gjatë pasdites së vonë priten reshje shiu kryesisht në jug dhe në pjesën qendrore të vendit.
Sipas Adiola Banit nga Meteoalb, moti pritet të përmirësohet gjatë së shtunës, ndërsa të dielën parashikohen reshje shiu më të dendura në pjesën jugore të Shqipërisë dhe më të lehta në pjesën qendrore.
Gjatë fundjavës, temperaturat do të variojnë nga 10-11 gradë celcius në zonat malore dhe 19-20 gradë celcius në zonat fushore, ndërsa pritet që mesdita të karakterizohet nga temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 30 gradë celcius.