Mot i papershtatshem dhe me rreshje te shumta shiu duke filluar nga e hena: Ja se cfare thone meteorologet per javen tjeter

Në jugun e Italisë në Siçili kemi një ciklon i cili po shkakton rrebeshe të shiu me vetëtima dhe bubullimë atje.Pritet qe dhe ne shqiperi moti te freskohet javen tjeter.

Trajektorja e ciklonit është nga jugu i Italisë në drejtim të Detit Jon dhe bregdetit të Greqisë ku priten stuhi shiu, ndërsa në jug të Shqipërisë priten reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë ngase cikloni do të jetë larg në brigjet e Greqisë.

Ky ciklon është larg territoreve tona prandaj përpos jugut të Shqipërisë në viset tjera nuk priten reshje, përpos ndonjë rrebeshi sporadik shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Energjia kryesore e këtij ciklone pritet të jetë në Greqi ku pastaj pritet të dobësohet.

Pas këtij cikloni mbi rajonin tonë përforcohen masa të reja ajrore të thata anticiklonike nga e hëna, ndërsa reshje shiu mund të kemi në fund të javës tjetër.