Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet kjo rruge

Moti i keq ka përfshirë Dibrën pasditen e kësaj të enjteje ndërsa problematika janë shkaktuar në qarkullimin e mjeteve.

Segmenti rrugor Sofraçan-Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht pasi era e fortë ka rrëzuar një pemë në rrugë.

Nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe breshërit ndërsa po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga pema e rrëzuar.

Teksa temperaturat dhe moti i keq ka përfshirë Dibrën, ndërkohë në Tiranë temperaturat shënojnë 30 gradë.